Koha.net ka arritur të sigurojë një fotografi të deputetit të Partisë Social Demokrate (SPD) gjermane, Josip Juratoviq, në një tubim me diasporën shqiptare të organizuar sot afër qytetit të Shtutgartit nga partia Vetëvendosje.
Në foto dallohet deputeti Juratoviq i ulur në panel bashkë me kryetarin e VV-së Visar Ymeri dhe Aida Dërgutin. Deputeti Josip Juratovic mbulon rajonin e Ballkanit për Partinë Social Demokrate gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është me origjinë kroate dhe jeton në Gjermani që prej viteve të 70-ta.
Juratoviq është deputet në Bundestag që nga vitit 2005, dhe është anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë.