Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familja Lushaku kërkon shfajësimin e djalit të vdekur në aksident

Një 38-vjeçar nga Podujeva, prokuroria e kishte bërë fajtor për aksidentin, në të cilin kishte vdekur, dhe rasti ishte mbyllur, raporton KTV.

Por, familja e tij, përballë deklaratave kontradiktore të të përfshirëve në aksident dhe, siç thonë ata, injorimit të dëshmitarëve okularë nga Policia e Prokuroria, tash e 7 vjet nuk është ndalur duke kërkuar shfajësimin e djalit të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy dëshmitarë të aksidentit kishin deklaruar se i ndjeri kishte tentuar të shmangë përplasjen me dy vetura që po garonin, në fund të vitit 2010, kur kushtet e rrugës nuk ishin aspak të mira.

Një tragjedi në familje sikur i ka dhënë forcë pensionistit Shaip Lushaku nga Podujeva që të mos ndalet në kërkim të drejtësisë.
Djali i tij, Hilmi Lushaku, ishte përfshirë në një aksident pikërisht në këtë vend në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fund të vitit 2010, nga i cili fatkeqësisht nuk ka shpëtuar.
Ishte pajtuar me vdekjen e të birit, por ngjarjet që pasuan, Lushakun e bënë të vërë në dyshim versionin e policisë e prokurorisë, që djalin e tij të ndjerë e nxirrnin fajtor për aksidentin.
Si i dyshuar, Hilmi Lushaku, 38-vjeçar, që voziste këtë veturë Opel Corsa, të cilën familja vazhdon ta ruajë, ishte trajtuar që në fillim me raportin e policisë për aksidentin, nxjerrë më 29 dhjetor 2010.
 

Një patrullë policie kishte qenë fare afër vendit të ngjarjes dhe në deklaratën e njërit prej policëve theksohet se Opel Corsa, me shpejtësi të madhe, po shkonte drejt Merdares, e më pas ishte dëgjuar një krismë e madhe.

Në përshkrimin e aksidentit në raportin e policisë, thuhet se vetura e Hilmiut, shkaku i shpejtësisë dhe rrugës së lagur nga bora që po binte, kishte humbur kontrollin dhe kishte kaluar në shiritin e kundërt.

Ky raport dhe ekspertiza e komunikacionit i kishin mjaftuar atëherë prokurorit Blerim Isufaj ta mbyllë rastin.
Por, një tjetër version e kishin dhënë dy dëshmitarë, njëri kalimtar rasti e tjetri që ishte me veturë para të ndjerit.
Hilmi Lushaku kishte vdekur, duke u munduar të evitojë përplasjen me dy vetura Golf 2, që po garonin mes vete.