Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të parimeve, e jo nga oportunizmat e as për shkak të ndonjë agjende politike, prandaj ka kërkuar që kjo të mos e përjashtojë dialogun dhe komunikimin e hapur me popullin e Kosovës.
Në të njëjtën kohë, ambasadorja, në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, ka thënë se pret nga Serbia që t’i përkrah më shumë qëndrimet e Izraelit në OKB.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadorja Alona Fisher-Kamm është pyetur edhe për gjendjen në Ballkan, duke thënë se Izraeli, “i cili ka marrëdhënie të mira me vendet e Ballkanit”, do të dëshironte ta shihte këtë rajon stabil dhe të përparojë drejt integrimeve evropiane, transmeton Koha.net.
“Besojmë se perspektiva evropiane është rrugë e mirë. Vlerësojmë se dialogu është e vetmja zgjidhje e cila sjell paqe e përparim, që vlen edhe për Lindjen e Afërt”, ka shtuar ajo.