Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim edhe me të rinjtë në Deçan, me ç’rast ka thënë se rinia me të drejtë kërkon arsim dhe punësim në këtë vend të varfër.
Tutje ai ka thënë se vetëm me një qeveri të guximshme e proaktive, rinia e Kosovës do të arrij të zgjidh problemet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Ky vend do të ecë përpara!
Rinia me të drejtë kërkon perspektivën Evropiane, e jo siç kemi mbetur sot të izoluar. Rinia me të drejtë kërkon arsim cilësor, punësim e zhvillim për Kosovën, e jo siç kemi mbetur sot më të varfërit në Evropë.
Me 11 qershor do të vendosni në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt e të shpejt drejt një Kosove të zhvilluar e prosperuese.
Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë.
Ne jemi bërë bashkë dhe kemi vullnetin e plotë për të ofruar zgjidhjen e këtyre problemeve.
Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur!