Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj: Për dy vjet do t’i krijojmë 25 mijë vende pune - përparësi familjet në asistencë sociale

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj sot pasdite në Gjilan ka takuar simpatizantët e këtij subjekti, ku shpalosi programin qeverisës social demokrat.

“Po i shpalosim disa pika të programit qeverisës që janë të domosdoshme me ardhjen në Qeveri të subjektit Nisma. Do të jetë një Qeveri reformatore në administratë, do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës brenda dy viteve dhe përparësi kanë 25 mijë familje me gjendje sociale, ku do të punësohen nga një anëtar i këtyre familjeve”, theksoi Limaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se me ardhjen e Qeverisë, Nisma do të ketë lehtësira dhe stimulim të bizneseve kosovare, ngase sipas tij, viteve të fundit ka mbyllje të bizneseve, shkruan KP.

Për këtë, ai tha se ka plan konkret për biznese dhe punësim.

Kryetari i degës së Nisma për Kosovë në Gjilan, Bajram Hasani tha se janë dy kritere kryesore në program, investimet në bujqësi 400 milionë euro dhe krijimin e 25 mijë vendeve të reja të punës.

Nga Komuna e Gjilanit kandidatë për deputetë nga Nisma janë Bajram Hasani dhe Valdete Bajrami.

Limaj duke kërkuar votën në zgjedhjet e 11 qershorit tha se me nismën në Qeveri do të rritet paga minimale në sektorin privat.