Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Integrimi euro-atlantik është i sigurt për shqiptarët

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me Princin e Shqiptarëve Leka II.

Leka II, gjatë fjalimit me Haradinaj, ka thënë se gjithmonë do të jetë në shërbim të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë ndihem mirë në Kosovë dhe dihet që familja mbretërore gjithmonë e ka pas afër Kosovën. Ne gjithmonë do të jemi në shërbim të Kosovës dhe gjithë popullit shqiptarë”, ka thënë ai.

Me këtë rast, Haradinaj pas takimit me të ka shkruar në rrjetin social Facebook, me ç’rast ka thënë se takimi me Princin Leka II, në këtë periudhër kohore ishte shumë i rëndësishëm.

Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Kënaqësi e veçantë ta takosh, Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, në këtë periudhë kohore me rëndësi për gjithë shqiptarët në Ballkan.

Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmës së sigurt për të gjithë shqiptarët, zhvillimin tonë, marrëdhënieve fqinjësore, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate në Ballkan.