Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, i ka akuzuar disa organizata të huaja për sjelljen e ekstremizmit fetar në vend.
Në një intervistë për ‘er’, ai ka thënë se shkaku i neglizhencës dhe papërgjegjësisë së disa institucioneve shtetërore disa organizatave të huaja dhe disa individëve u është lejuar të zhvillojnë aktivitete në vend pavarësisht prej kundërshtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, për 13 vjet BIK-u i ka ftuar institucionet vendore të shikojnë se kush po hyn në Kosovë dhe çfarë aktiviteti po zhvillon.
Sipas Tërnavës, roli i BIK’ut për zvogëlimin e ekstremizmit ka qenë i madh.
Myftiu Tërnava u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të bëjnë një fushatë të qetë zgjedhore në këtë muaj të Ramazanit dhe të mos fyejnë dhe shajnë njëri-tjetrin.
Ndërsa ka edhe një kërkesë për politikën në Shqipëri: “Do t’i ftoja institucionet shqiptare që mos t’i mbajnë zgjedhjet në ditën e festës së Bajramit, por ta shtyjnë këtë datë edhe për një javë”.