Gjatë debatit në Interaktiv, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli përkujtoi momente të bashkëqeverisjes me PDK-në.
Në këtë rrëfim të tij u veçua momenti kur ai foli për një, që ai e quajti, brutalitet të një ministri të PDK-së. Ky ministëri,iu paska drejtuar atij me fjalët: “Ju nuk dini asgjë”.
Ai më pas ka treguar se bëhet fjalë për ish-ministrin e Kulturës, dhe tani ministrin në detyrë të Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Këtë ministër, aleati i ri i Mustafës e quajti arrogant, brutal dhe të papërgatitur për postin dhe postet që mban.
Pacolli në Interaktiv tregoi edhe për një akuzë që Krasniqi i ka bërë gjatë fushatës parazgjedhore.
Krasniqi ka thënë se gjoja partia e tij që udhëheq s’ka program qeverisës.
Pacolli duke iu kundërpërgjigj atij, ka thënë se ka një libër në të cilën, tha ai, të jenë të përfshirë programet qeverisëse për të gjitha vitet deri më 2017.
“Të qofshin për nder akuzat ty dhe familjes tënde që i bën ndaj Partisë dhe meje”, i është drejtuar Pacolli Krasniqit.