Nisja e turneut të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nëpër shkolla të ndryshme në Kosovë ka ngjallur reagimin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, i cili thotë se me këtë ai po bën përpjekje për t'i dalë në ndihmë fushatës së “koalicionit të mesnatës, për krijimin e të cilit një rol të rëndësishëm ka luajtur ai”, shkruan sot Koha Ditore.
“Praktikat e mëhershme të trajtimit të padinjitetshëm të mësimdhënësve nëpër fushata zgjedhore, sikur rasti në balotazhin për kryetar të Komunës së Drenasit, të aplikuara nga Thaçi, kanë dëmtuar reputacionin e institucionit të presidentit të Republikës”, thuhet në reagim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të mos i degraduar institucionet arsimore, koalicioni LDK- AKR-Alternativa i ka kërkuar presidentit Thaçi që të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkollat e Kosovës. Këtë kërkesë, siç thuhet në reagim, po e bëjnë për të evituar shkeljen kushtetuese, të cilën do të ishin të detyruar ta adresonin...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.