Tridhjetë ditë paraburgim do t`i vuajnë Ragip Sallova e Sabit Berisha, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nga Policia e Kosovës.
Gjykata Themelore e Prishtinës, të premten, e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta po dyshohen se janë anëtarë të organizatës “Syri i popullit”. Pos tyre, të enjten, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Halim Halimi e Bajrush Konjusha, mirëpo pas marrjes në pyetje, ata po mbrohen në liri.
Të katërtët po hetohen për përgatitje për vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Kosovës...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.