Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, sot është takuar me qytetarë në Mitrovicë, prej nga edhe ka bërë thirrje për të punuar së bashku për të jetuar me standarde dhe vlera të BE-së.
Tutje ai ka thënë se po kërkon ushtri të mirë jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije!
Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjët tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta.
Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë. Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet.
Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri.