Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Ramazani është periudhë kur ua shtrijmë dorën të varfërve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Thaçi ka thënë se muaji i Ramazanit është periudhë e humanizmit dhe muaj që ndihmohen të varfrit, gjithashtu një muaj ku përçohen mesazhe për paqe dhe solidaritet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkrimi i plotë i Hashim Thaçit:

Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë.

Të gjithë pjesëtarëve të komunitetin mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar.