Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Organizata “Syri i Popullit” dënon “represionin shtetëror”, kërkon të votohet për Vetëvendosjen

Nga organizata që veten tashmë e quan “Syri i Popullit”, ka ardhur një kumtesë me të cilën kërkohet që, siç thotë kumtesa, të lirohen anëtarë e saj të arrestuar dje me në krye Ragip Sallovën, transmeton Koha.net.

Kumtesa, pasi dënon”represionin shtetëror kundër anëtarëve të saj”, kërkon që në zgjedhjet e qershorit votuesit të përcaktohen për Vetëvendosjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tekstin e kumtesës, pa ndërhyrje gjuhësore,e botojmë të plotë:

“Organizata "Syri i Popullit" e dënon represionin shtetror kundër anëtarve të kësaj Organizate. Ju bëjmë apel organëve të sigurisë që sa më parë t'i lirojnë anëtarët e burgosur në krye me Ragip Sallovën!

Pushteti dhe milicia e Isa Mustafës, pasiqë kanë humbur karrigat, të frikësuar nga ngritja e Levizjës Vetëvendosje, dhe panika, po bëjnë çmos për të na dëmtuar!

Të nderuar qytetarë të Kosovës, grushti më i rëndë për këtë kaste tradhtarësh është vota juaj. Prandaj, më 11 Qershor, mos hezitoni, votonë të ardhmen tuaj, votonë Lëvizjen Vetëvendosje”.