Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

DnV: Presidenti t’iu përmbahet përgjegjësive dhe detyrimeve kushtetuese

Demokracia në Veprim përmes një kumtese nuk është pajtuar me takimet e presidentit të vendit Hashim Thaçi me mësimdhënës.

DnV përmes një kumtese i ka bërë thirrje presidentit të vendit që t’i përmbahet përgjegjësive dhe detyrimeve të tij kushtetuese, duke përfaqësuar unitetin e popullit të Republikës së Kosovës, thotë njofton kumtesa nga DnV, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë kumtesë DnV ka thënë:

“Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore fillon me datën 31 maj dhe zgjat deri më 9 qershor 2017, subjektet politike duke përfituar nga mungesa e rregullimit ligjor kanë nisur fushatën zgjedhore shumë më herët. Mos respektimi i afateve zyrtare të fushatës zgjedhore të përcaktuar nga KQZ-ja dëmton garën ndërmjet subjekteve politike dhe kandidatëve, duke i favorizuar ata të cilat kanë më shumë mjete financiare në dispozicion. Si pasojë nuk garantohen kushtet për garë të barabartë.

“Demokracia në Veprim” i bën thirrje Presidentit të vendit që t’i përmbahet përgjegjësive dhe detyrimeve të tij kushtetuese, duke përfaqësuar unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. Takimet e presidentit me mësimdhënësit në kohë të fushatave zgjedhore kanë filluar të bëhen praktikë e zakonshme. Gjatë kësaj periudhe kur jemi në prag të zgjedhjeve, presidenti duhet të tregoj kujdes të shtuar në mënyrë që të mos ndikoj apo lë hapësirë të interpretohet si ndikim në fushatën zgjedhore.

“Demokracia në Veprim” është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për monitorimin e fushatës zyrtare zgjedhore të subjekteve politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017. Aktivitet e subjekteve politike do të përcillen nga 60 vëzhgues afatgjatë”.