Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar të premten në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, me të cilin biseduan rreth formimit të Qeverisë së re reformuese dhe për situatën politike në vend dhe rajon.
Ahmeti theksoi që BDI është e përkushtuar për reforma në shtet duke filluar fuqishëm me reformimin e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet të zbatimit të reformave, Maqedonia do ta ndihmojë rikthimin e fokusit ndërkombëtar edhe në integrimin e shpejt në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u shpreh ai.
Prioritete tjera të Qeverisë mbeten edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshja e Ohrit bashkë me rritjen e standardit jetësor, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, u tha në takim.
Kreu i BDI-së shprehu bindjen që javën që vjen, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re reformuese.