Në organizim të Qendrës Ndërkombëtare për Dialog Kreativ dhe në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës, përkatësisht Organizatën “Civica Mobilitas”, në Hamamin e Daut Pashës në Shkup u mbajt tribuna me temë: ”Simbolet kombëtare dhe identiteti politik në Maqedoni”. Përveç ekspertëve të këtij lëmi, para të pranishmëve, me temën “Identitetet nacionale dhe rëndësia e tyre për Maqedoninë”, u prezantua edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.
Në këtë tribunë ai vuri në dukje se obligim i çdo shoqërie është të kujdeset për identitetin kombëtar të çdo qytetari të saj, sepse identiteti kombëtar i çdo individi duhet të jetë në qendër të vëmendjes së institucioneve, të cilat kanë për obligim të ruajnë, kultivojnë dhe avancojnë këtë komponentë të njeriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej, ai theksoi se Maqedonia është një shtet multietnik, ku kultura universale zë një vend të rëndësishëm dhe se pikërisht përbërja multikulturore dhe multietnike e Maqedonisë, është një gjë me të cilën duhet të mburren qytetarët e saj. “Shqiptarët, si popull i lashtë kanë dhënë kontributin e tyre në të gjitha kulturat dhe civilizimet për shekuj me radhë”, tha në fund të fjalimit të tij, Behixhudin Shehapi.
Në këtë tribunë merrnin pjesë edhe prof.dr.Jasmina Ristovska-Nikolovska, doc.dr. Velika Stojkiva-Serafimovska, prof.dr.Marija Topuzovska-Latkovic dhe Daniela Nikolova. Tubimin e përshëndeti edhe Aleksandar Kërzhalovski nga Qendra Maqedonase e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si një nga organizatorët e kësaj tribune.
{gallery}