Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot dihet renditja e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Tërheqja e shortit bëhet në ora 11:00, në njërin ndër hotelet në Prishtinë. Përndryshe janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo