Besa Gaxherri nga LDK thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk e meriton të quhet koalicion i luftës.
Në Interaktiv të KTV-së, Gaxherri ka thënë se “ata që kanë qenë në gjendje të vdesin për vendin, nuk mund të zhvatin atë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këta nuk janë koalicion i luftës. Kur kemi hy në luftë mbi 80 për qind kemi qenë me LDK-në. Tjerëve ju ra ndër mend të bëjnë klane e gjithçka edhe plane për grusht-shtet. Ata nuk janë krah i luftës, janë çfarë të duan. Ata që kanë qenë të gatshëm që të vdesin për vendin e vet, nuk janë në gjendje të zhvatin vendin e tyre”, ka deklaruar ajo.
Gaxherri ka thënë po ashtu se PDK duhet doemos të dalë në opozitë “bashkë me satelitët e saj”.