Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gaxherri: LDK ka listën më të mirë, numrat s’kanë rëndësi

Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se koalicioni LDK-AKR ka listën më të mirë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Ajo në Interaktiv të KTV-së ka komentuar edhe mungesën e disa ish-deputetëve në këtë listë dhe ka komentuar edhe numrat e disa prej ish-deputetëve më aktivë të kësaj partie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lista e LDK-së këtë radhë edhe pse është dashtë të lëshojë hapësirë një pjesë e strukturave, lista është e kompletuar me profile të ndryshme me njerëz të njohur dhe të gjithë janë me duar të pastra. Ishte kohë e shkurtër. Ka mundësi të ketë gabime me dikë. Nuk e përjashtoj këtë”, ka thënë ajo duke shtuar se mungesa e disa ish-deputetëve ka ardhur edhe si rrjedhojë e lirimit të vendeve për partnerët e koalicionit parazgjedhor.

Sa i përket numrave ajo ka thënë se numrat nuk kanë rëndësi në listën zgjedhore.

“S’ka rëndësi numri fare, me rëndësi të punojmë për LDK-në. S’ka rëndësi a je numër 2 apo 102”, ka deklaruar më tej ajo.