Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Koalicioni LDK-AKR, koalicion i shpresës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli para qindra simpatizantëve në Kamenicë, kërkoi nga qytetarët e Anamoravës që t’i votojnë kandidatët e tyre për deputetë dhe të mos zhgënjehen.

Ai kërkoi që të mos e humbasin shansin pë të pasur një qeverisje të mirë me akademikë dhe njerëz që dinë të qojnë vendin përpara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mos e humbisni shansin kësaj radhe, është shansa që Kosova të ketë një qeverisje dinjitoze, një qeverisje të njerëzve akademikë, një qeverisje të njerëxve të dëshmuar, nje qeverisje të njerëzve që dinë ta qojnë vendin përpara. Dhe një ju garantoj, një qeverisje që do të punojë ekskluzivisht për qytetarët e Kosovës, e asnjë herë për interesat e veta. Ata janë njerëz që do t’iu sherbejnë gjatë gjithë mandatit. Vota juaj është me rëndësi, ditën e zgjedhjeve dilni dhe votoni në mënyrë solemne, konsultohuni me anëtarë tjerë të familjes, ju duhet të votoni koalicionin LDK-AKR dhe numrat e deputtëve që i gjeni në atë listë. Ju garantoj se ky koalicion dinë ta qojë Kosovën përpara, ky koalicion dinë ta rikthejë Kosovën në binar dhë ky koalicion asnjëherë nuk do ta zhvatë Kosovën, asnjëherë si të tjerët, ky koalicion nuk do të ushtrojë dhunë në Kosovë asnjëherë”, citon kp të ketë thënë Pacolli.

Kreu i AKR-së kërkoi vota edhe për dy kandidatët për deputete, Labinotë Demi dhe Refiqe Tërnava, pasi sipas tij, do t’i japin hijeshinë Kuvendit, sikurse i dha mandatin e kaluar Labinotë Demi me punë dhe profesionalizmin e saj. Votën nga kamenicasit, Pacolli kërkoi edhe për kandidatët tjerë.

Ndërsa, kryetari i AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi tha se krahu tjetër, duke aluduar në koalicionin PDK-AAK-Nisma, i kanë bërë dëme të mëdha Kamenicës.

Kandidati i AKR-së për deputetë nga Kamenica Satmifer Kryeziu, kërkoi nga qytetarët e Anamoravës që të bëhen bashkë dhe të mos ia lënë fatin në duar të të tjerëve, por t’i votojnë kandidatët nga ky rajon që të dëgjohet zëri i qytetarëve të kësaj ane në Kuvendin e Kosovës.