Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon vazhdim të dialogut duke e riformatuar atë. E faza e dytë sipas kandidatit për deputetë në radhët e listës së këtij subjekti, Bardhyl Meta, është krijimi i grupit të unitetit.
Meta në Rubikon të KTV-së ka thënë se çështja e dialogut duhet të fuqizohet edhe në Kuvendin e Kosovës ngase kjo nuk është bërë deri tash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeta iu drejtua Liburn Aliut duke i thënë se LVV po ngjall paranojë karshi serbëve të Kosovës.
Sipas Metës kjo nuk është e drejtë si ndaj serbëve ashtu edhe ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të izoluar pikërisht për shkak të këtyre rrethanave.