Ramush Haradinaj ka dërguar një porosi nga Loxha e Pejës se Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë nëse ai do të jetë kryeministër i Kosovës.
Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pas asaj të para disa ditëve të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nëse Haradinaj zgjidhet kryeministër i Kosovës atëherë ai do t’i hapë probleme Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma deklaroi për KosovaPress se nuk ka ndonjë projekt për t’i hapur probleme Serbisë dhe se do të ulet në një tavolinë me të gjithë, por vetëm si shtet.
“Ne nuk kemi ndonjë projekt për problemet për Serbinë, por Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë. Pra, shteti serb nuk do të ketë më rol në Kosovë", tha Haradinaj.
Ndërsa i pyetur se a do të ulet në një tavolinë për të biseduar, ai u përgjigj se ulet me të gjithë, por vetëm si shtet e jo si ‘krahinë’ e dikujt.
"Me krejt do të ulem, por jo si krahinë e dikujt, por si shtet në veti", tha Haradinaj.
Haradinaj ka takuar sot qytetarë të disa fshatrave të Pejës ku edhe ka zbuluar përmendoren e dëshmorit Fetah Selca.