Në vitin 2006, kur rektor i Universitetit të Prishtinës ishte Enver Hasani, në universitetin publik ishte punësuar si profesor- asistent Arben Hajrullahu në Drejtimin e Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik.
Derisa atëkohë Universiteti i Prishtinës i kishte pranuar si të drejta studimet e tij të përfunduara në Austri, tani ato po i kontestohen nga njëri prej anëtarëve të komisionit recensues, ndonëse Senati ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajrullahu kishte përfunduar shkollimin në Universitetin e Gracit në Austri ku, siç shpjegon ai, asokohe sistemi i Bolonjës, që njihet sot me studimet bachelor (3-vjeçare) dhe master (2-vjeçare) nuk kishte qenë i aplikueshëm në sistemin e arsimit të lartë austriak.
Studimet bazike, themelore, nënkuptonin grumbullimin e një numri të kredive, dhe për çdo kurs të përfunduar studenti merrte dëftesën apo certifikatën e provimit, që kishin rezultuar me gjithsej katër dëftesa të kredive përkatëse “Diplomprüfungszeugnis”, që mund të konsideroheshin ekuivalente me diplomën e studimeve bazike,themelore.
Komisioni recensues kur Hajrullahu për herë të parë kishte aplikuar për profesor-asistent, i përbërë nga Enver Hasani, Blerim Reka dhe Ibrahim Gashi e kishin pranuar si të drejtë nivelin e studimeve të tij derisa e kishin zgjedhur në këtë pozitë.
Ndërkohë, më 2011 ai ishte zgjedhur nga profesor- asistent në profesor të asociuar, ku pjesë e komisionit recensues ishin sërish Enver Hasani dhe dy anëtarë të tjerë, Ramush Mavriqi dhe Agim Zogaj. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.