Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA-ja: Shumica e profesorëve nuk mbajnë fare ose mungojnë shpesh në konsultime me studentë

Shumica e profesorëve të Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe Filozofik nuk mbajnë fare apo mbajnë rrallë konsultime me studentë edhe pse janë të obliguar ka thënë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), bazuar në gjetjet e raportit “Dembelët e Hasan Prishtinës”, i publikuar të mërkurën pas një monitorimi që ka bërë në muajin prill në këto tri fakultete që kanë fluksin më të madh të studentëve, shkruan sot Koha Ditore.

Nga 86 profesorë të monitoruar nga ORCA-ja, në tri fakultetet: Ekonomik, Juridik dhe Filozofik, 34 prej tyre kanë munguar në 100% të terminëve të caktuar për konsultime me studentë, derisa të tjerët kanë shkuar rrallë në konsultime. Hulumtimi ka vënë në pah mosrespektimin e orarit të punës nga një pjesë e madhe e stafit akademik në këto tri fakultete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.