Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Haradinaj me siguri kryeministër i Kosovës, kjo i hap probleme Serbisë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se është pothuajse e sigurt se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës dhe se kjo, sipas tij, do t’i hapë probleme të shumta Serbisë transmeton kp.

“Kjo hap vështirësi të sigurisë, hap probleme për të cilat edhe nuk duhet të flas. Duhet ta dimë që të udhëheqim politikë të mençur, serioze dhe përgjegjëse. Nuk ka asgjë prej asaj nëse nuk kemi siguri dhe stabilitet të plotë. Duhet të jemi ekonomikisht dhe politikisht të fuqishëm që të mund ta sigurojmë këtë”, ka thënë Vuçiq për RTS.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo