Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se është pro debatit me kundërkandidatët tjerë, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, në ditën kur fillon zyrtarisht fushata zgjedhore.
E bllokun tjetër politik, koalicionin PDK-AAK-Nisma e quan koalicion të natës e të frikës. Kjo sipas tij erdhi si pasojë e frikës nga humbja në zgjedhjet e 11 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U formua nga frika për humbje të thellë në zgjedhjet e 11 qershorit. Nuk ka shpjegim tjetër, një person që për gjashtë muaj me radhë zhvillon fushatë pa asnjë kriter. Ku do t’i çojë dhe si do t’i arsyetojë ato shpenzime Veseli”, ka thënë ai.