Radhitja në listën zgjedhore të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa ka gjetur pajtim të plotë nga të gjithë. Sipas kandidatit për kryeministër nga ky koalicion, Avdullah Hoti, nuk ka pasur ndonjë kriter në veçanti i cili ka bërë që deputetët më me zë të këtij subjekti të shihen në fund të listës.
Hoti në Rubikon të KTV-së ka thënë se diskutime ka pasur vetëm për vendet që u janë ndarë partnerëve të koalicionit dhe ardhjeve të reja në LDK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi organet brenda partisë që i shqyrton ato. Kompozicioni i listës nuk është i rëndësishëm, a je numër 20 apo 100 nuk është e rëndësishme. Nëse e shihni listën tonë kemi me pa që edhe në dhjetëshen e parë dhe dhjetëshen e fundit kemi njerëz kredibil”, ka thënë ai.
Për emrat e lënë jashtë listës, Hoti thotë se tash nuk ka fare rëndësi ajo.