Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, beson se koalicioni parazgjedhor me AKR-në dhe Alterantivën është shumë i natyrshëm.
Hoti beson se vendit do t’i ofrojë model të ri të qeverisjes. E këtë ai thotë se e pasqyron puna e tij shumëvjecare në LDK e veçanërisht udhëheqja e Ministrisë së Fianancave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoalicionin me AKR e Alternativën dhe ardhjet e reja në LDK e quan si krejtësisht natyrale duke theksuar mendësinë që sipas tij është e njëjtë me atë të LDK-së.
“Të gjitha diskutimet janë kryer për tri katër ditë. Ajo që ka qenë e lehtë për t’u arritur është se ne kemi bërë koalicion me njerëz që pak a shumë kanë mendësi të njëjtë me LDK-në. Dakordimi i LDK-së me këto koalicione, shto kësaj edhe ardhjet e reja që kemi pas të figurave kyçe prej shoqërisë civile e ka pasuruar jashtëzakonisht listën”, ka thënë ai.