Për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme, institucionet relevante kanë bashkërenduar aktivitetet e tyre, raporton KTV.
Për këto zgjedhje, Prokuroria e Shtetit do të angazhojë 100 prokurorë kujdestarë, me qëllim që të sigurohet efikasitet dhe mbrojtje e votës së qytetarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoordinatorja nacionale, Laura Pula, ka treguar edhe masat, të cilat do t’i ndërmarrin ndaj atyre që tentojnë ta prishin rrjedhën e zgjedhjeve, duke kryer vepër penale.
KQZ-ja pret zgjedhje të suksesshme, marrë parasysh koordinimin me institucionet tjera relevante.
Policia zotohet se do të bëjnë ç’është e mundur për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve që garantojnë të drejtën e qytetarëve për shprehjen e vullnetit të lirë.
Për keqpërdoruesit e votave nga zgjedhjet e kaluara, përveç dënimeve me gjobë, janë shqiptuar masa edhe të dënimit me burg.