Ideja e Shqipërisë së madhe është një ide me të cilën preokupohet udhëheqja e Serbisë.
Kështu i ka thënë gazetës së përditshme të Beogradit, “Danas”, Ilir Deda, njëri nga themeluesit e iniciativës Alternativa, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, që mbahen më 11 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë përgjigje ai e dha në pyetjen se sa është e pranishme në Kosovë ideja e Shqipërisë së madhe dhe sa janë rrënjët e saj ndër qytetarë, transmeton Koha.net.
Ai pasi u është përgjigjur interesimeve rreth orientimeve të programit të Alternativës si dhe pritshmërisë nga zgjedhjet e 11 qershorit për Kosovën dhe qytetarët e saj, pyetjes se si i komenton deklaratat e Ramush Haradinajt, Deda ka thënë:
“Udhëheqja e Serbisë duhet të merret me problemet e qytetarëve të Serbisë, por në pamundësi që të prezantojë rezultate ajo ngre temperaturën politike. Kjo është një politikë tashmë e parë në Serbi”.
Ndërsa për problemin që shtron Aleksandar Vuçiq mbi planet e krijimit të Shqipërisë së madhe, Deda është përgjigjur se Vuçiq shpesh vetë i shpik temat dhe u jep atyre përgjigje. Ky është një marketing politik i njerëzve dhe i partizanëve që kanë luftuar për Serbinë e madhe.
Në Serbi autoritetet e pushtetit dhe mediet e regjimit përhapin frikën nga mundësia që Haradinaj ose Veseli të bëhen kryeministra. A ka arsye për drojë? – e pyeti “Danas” Ilir Dedën, transmeton Koha.net.
“Proceset demokratike në Kosovë janë çështje e brendshme të Republikës së Kosovës, ndërsa se kush do të jetë fitues, varet ekskluzivisht nga vullneti i qytetarëve. Në Ballkanin Perëndimor është vendosur politika e përfshirjes në BE dhe secili shtet e ka për detyrë që t’i përfillë rregullat e miratuara të saj”.
është shprehur për ndryshime në formën e përmbajtjen e dialogut të Brukselit, i cili në vend se të finalizohet ka prodhuar një status quo në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Ne duhet me më shumë ambicie t’i përkushtohemi asaj që sa më parë të jetë e mundur të finalizojmë marrëveshjen detyruese ndërkombëtarisht e juridikisht për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, të zgjidhim çështjen e personave të zhdukur, të pensioneve, çdo gjë në kuadër të kritereve të Kopenhagës dhe në përputhje me detyrimet që dalin nga MSA-ja si dhe të kritereve të domosdoshme për aderim në Bashkimin Europian”, transmeton Koha.net shkrimin e kësaj gazete.