Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se në ambasadën e Kosovës flamuri shtetëror është ulur në gjysmështizë si shenjë nderimi për viktimat e sulmit terrorist në Manchester.
Të martën në mbrëmje u vranë së paku 22 persona nga një shpërthim në një koncert të Ariana Grandez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani Greiçevci ka njoftuar në Facebook për uljen e flamurit në gjysmështizë dhe ka thënë se populli i Kosovës mbështet popullin britanik në këto ditë të vështira.
“Flamuri i Kosovës u ul në gjysmështizë sot për të nderuar viktimat e sulmit të tmerrshëm terrorist në Manchester”, thuhet në njoftimin e tij.