Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Vetëvendosje garon e vetme, por jo e vetmuar”

Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme por jo e vetmuar. Kandidati për deputet në radhët e LVV-së, Dukagjin Gorani e sheh si të panevojshme një dozë frike që subjektet e tjera e kanë shprehur karshi LVV-së.

“Nuk e shoh absolutisht si humbje pse shkojmë vetëm. Të panevojshme nga ana e subjekteve me të cilat ne kemi bisedu një dozë te frikës dhe pasigurisë që e kanë pas në raport me neve. Si duket karshi LVV-së ende shefat e partivë tjera sillen nga një stereotipi që ekziston e që i cili është se LVV është tepër kërkuese dhe insistuese në aspektin e vetë programatik dhe këtu fle një pjesë e madhe e mospajtimit ne kontekstin e interpretimit të së ardhmes", ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gorani thotë se Vetëvendosje është përpjekur te shpjegojë se dëmtimet strukturore që i janë shkaktuar shoqërisë këto vite, përkojnë me përpjekjen për transformim.

"Mendoj që ajo forca shtytëse dhe devotshmëria programatike e fushën e entiteteve të partive politike është më e madhe në LVV dhe mendoj se është programatikisht ma e organizume", ka thënë ai.