Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse Gorani zgjodhi LVV?

Numri 26 i listës së kandidatëve për deputetë në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë të jetë mishëruar me politikat e kësaj lëvizjeje.

Dukagjin Gorani në Rubikon të KTV-së theksoi LVV është oferta më e pranueshme karshi përvojës dhe bindjeve të tij politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Prej ofertës që aktualisht ekziston në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e cila e ka një teh të theksuar socialdemokrat, mendoj që është oferta më e përshtatshme dhe më e pranueshme për përvojën time të deritanishme edhe profesionale, personale dhe bindjet e mija politike", ka thënë ai.

Gorani thotë se kjo ka rëndësi tejet të madhe ndonëse nuk funksionon si një zë i vetëm i cili në vazhdimësi është në përpjekje për t'i ndërruar mendjen një grupi të madh.