Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, në një postim në Facebook ka shfaqur habinë e vet me renditjen e kandidateve për deputete Teuta Rugova dhe Vjosa Osmani në ranglistën e LDK-së, transmeton Koha.net.
Në këtë ranglistë Teuta Rugova është në vendin e 12 e Vjosa Osmani në vendin 81.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSurroi në Facebook ka shkruar se gjatë mandatit të vet deputetja Rugova është mbajtur ndër mend kur ka deklaruar “betohem” pasi e mori mandatin, ndërsa deputetja Osmani mbahet ndër mend dhjetëra duke folur kundër koalicionit m klanin “Pronto” dhe kundër krijimit të Asociacionit të Komunave serbe.
Në Parlamentin e Kosovës Teuta Rugova ka folur një herë, për të mbajtur mend, kur ka deklaruar “betohem”, në momentin e marrjes së mandatit prej deputete.
Vjosa Osmani Sadriu ka folur së paku dhjetë herë për të mbajtur mend, mes tjerash pse nuk duhet bashkëjetuar me Klanin Pronto dhe pse nuk duhet krijuar një Republika Sërpska në Kosovë.
As në gjuhën ekonomike e as në atë politike nuk mund të kuptohet pse pozicioni i Teuta Rugovës në “bursën zgjedhore” duhet të jetë 12 e i Vjosa Osmanit 81.
I vetmi shpjegim i mundshëm është ai i mentalitetit që fjalorin e gruas kosovare don ta kufizojë mundësisht brenda tri fjalëve : “po”, “jo”, “betohem”.