Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kanë nisur bisedimet mes Z-Mobile e PTK-së për të gjetur një zgjidhje pas Arbitrazhit

Foto: Koha

Operatori virtual i telefonisë mobile, Z-Mobile, përmes një komunikate dërguar mediave, thotë se ka iniciuar bisedimet me Telekomin e Kosovës, “duke shprehur vullnetin e mirë për të gjetur mundësi për ta tejkaluar këtë situatë të krijuar pas Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit”.

“Konfirmojmë se bisedimet janë në rrugë të mirë, por ende nuk janë finalizuar. Nga Telekomi i Kosovës kanë pranuar lëshimet në procesin e përmbushjes së obligimeve të kontratës me Z-Mobile dhe janë zotuar në respektimin e saj të plotë tash e tutje, me qëllim të afarizmit dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet dy kompanive, gjithnjë duke pasur në mendje konsumatorët dhe të punësuarit në to”, thuhet në këtë komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje thuhet se themeluesi i kompanisë, Blerim Devolli, ka ndërmarrë personalisht iniciativën për gjetjen e zgjidhjes “në mënyrë që të mos rrezikohen vendet e punës së punëtorëve të Z Mobiles dhe Telekomit të Kosovës, në mënyrë që këto ndërmarrje të vazhdojnë punën”.

“Z Mobile mbetet pranë qëndrimit se vendimi për t’iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm për shkak se aty janë llogaritur humbjet e Z Mobile nga mospërmbushja e kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës”, përfundon komunikata e Z-Mobile.