Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Bajrami: Kosova, vend i mundësive të mëdha

Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori sot pjesë në “Panairin e Shkencës dhe Kulturës – 2017”, me moton “Dija bashkon troje”, i cili u mbajt në Vushtrri dhe tuboi nxënës (shkolla) nga të gjitha trojet shqiptare.

Kosova është vend i mundësive të mëdha, e cila ka një rini të shkëlqyeshme, që meriton një respekt më të madh, një edukim cilësor dhe një mirëqenie e perspektivë më të mirë për të ardhmen, tha ministri Bajrami, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Bajrami u shpreh se ky dhe aktivitete të ngjashme ku nxënësit tanë anë e kënd trojeve tubohen dhe shprehin njohuritë e tyre në fushën e dijës, meriton mbështetjen e mëtutjeshme morale dhe financiare.

Ministri Bajrami ka parë nga afër edhe demonstrimin praktik të njohurive të nxënësve në lami të shkencës dhe kulturës.

Ky panair është i gjashti me radhë dhe organizohet nga “Lëvizja Koha”.