Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: KQZ dhe koalicioni i dështimit po pengojnë mërgatën për të votuar

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk po garanton të drejtën e votës për mërgatën.

Adnan Rrustemi nga kjo parti thotë se qasja e papërgjeshme e KQZ-së, u ka pamundësuar mijëra shtetasve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues, gjë të cilën e ka quajtur krim zgjedhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i ka bërë thirrje KQZ-së që të pezullojë aplikacionet e ardhura nga Serbia, ndërsa ka kërkuar nga Policia që të hetojë se kush i solli këto aplikacione, raporton KP.

E Dardan Molliqaj bëri të ditur se ditë më parë VV i ka dërguar shkresë zyrtare KQZ-së për vazhdimin e afatit të regjistrimit për shkak të pengesave teknike, e për të cilat në VV mendojnë që janë politike.

“Si është e mundur që KQZ dhe koalicioni i dështimit dhe krimit e pengojnë mërgatën dhe favorizojnë listën SRPSKA. Kemi 4 mijë aplikacione që vijnë nga Serbia dhe bllokim të mërgatës. Pse koalicioni i krimit dhe dështimit s’e duan mërgatën. Ky koalicion e di se s’mund të marrin vota nga mërgata sepse ajo e do ndryshimin”, tha Molliqaj.