Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm tragjik në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar, i cili mori jetën e dhjetëra personave dhe la të plagosur po aq të tjerë.
“I tronditur nga sulmi në Mançester. Bashkëndjej me familjet që humbën më të dashurit e tyre. Shërim sa më të shpejt të plagosurve. Kosova qëndron pranë Britanisë në këto momente të rënda”, ka thënë Hoxhaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa autoritetet e këtij vendi po vazhdojnë me identifikimin e viktimave dhe nisur nga situata e krijuar, MPJ e Kosovës, respektivisht Ambasada në Londër ka vënë në dispozicion numrin emergjent +447961064763, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë aty apo që mund të jenë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.
Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës së saj në Mbretërinë e Bashkuar thotë se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare të shtetit dhe do të përcjellë me vëmendje të veçantë situatën e krijuar në mënyrë që të sigurojë informatat më të reja në lidhje me këtë ngjarje dhe nëse janë prekur shtetasit e Kosovës.