Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kisha serbe provokon shqiptarët e Martinajve të Gucisë, shteti hesht

Javën e kaluar, mëngjesin e 12 majit papritmas në zemër të fshatit Martinaj (Plavë e Guci), fshat tërësisht i banuar vetëm nga shqiptarë, disa persona të deleguar nga Kisha Ortodokse Serbe vijnë që të kryejnë ceremoni e rituale fetare te një objekt inekzistent, objekt apo kishë e tyre “imagjinare”, të mbrojtur nga forca të shumta policore malazeze. Kështu njofton për Koha,net kryetari i Klubit të Asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Guci, Asdren Çelaj.

Vijnë në befasi dhe nën masa të rrepta sigurie duke e ditur se janë në vend të gabuar dhe duke e ditur se do të hasin në rezistencë të banorëve shqiptarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky akt nuk paraqet asgjë tjetër pos një provokim të nivelit shumë të ultë, bazuar në idetë serbomëdha dhe politikat antishqiptare e asimiluese të elitave politike dhe akademike serbe të shekujve të kaluar, të cilat hartuan programe shoviniste për kolonizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve në tokat e tyre autoktone.

Edhe sot këto plane famëkëqija po zbatohen në forma më të sofistikuara në trevat historikisht të banuara me shqiptarë, të dirigjuara nga Kisha Serbe e me ndihmë edhe të shtetit malazez.

Nuk është hera e parë që Kisha Serbe në Mal të Zi provokon shqiptarët e Martinajve të Gucisë, duke provuar të ngre midis këtij fshati objekt fetar ortodoks dhe duke kryer aty rite sikur të jetë aty.

Çuditërisht përfaqësuesit shqiptarë në institucionet republikane vazhdojnë të heshtin për rastet si ky në Guci, të cilat ndodhin edhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

Komuna e Gucisë është themeluar tash vonë, pas ndarjes nga komuna e Plavës. Është një komunë e vogël gati përgjysmë e përbërë nga boshnjakë e shqiptarë.