Populli nuk të do nëse nuk e don. Populli nuk të braktis, pa e braktisur ti njëherë atë. Neve populli na ka ndihmuar shumë, jo vetëm duke marrë pjesë aktivisht në protesta: prej mikpritjes nëpër shtëpitë e tyre për tubimet e shumta që i zhvillonim, apo qiratë falas për zyrat tona, e deri te votat në zgjedhje e qepët në demonstrata që na i hidhnin nga ballkonet.
Kështu ka deklaruar Albin Kurti, i nominuari për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit nga partia Lëvizja Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është shprehur se populli po e do Vetëvendosjen si asnjëherë më parë dhe, sipas tij, “ne duhet ta duam popullin më shumë se kurdoherë”.
“11 qershori është ditë me zemër, ditë e dashurisë, ditë e fitores së dashurisë, ditë e fitores së popullit tonë të dashur”, deklaroi ai në faqen e tij në Facebook.