Demarkacioni e asociacioni do të jenë dy temat e nxehta që do ta përcjellin cilëndo parti a koalicion që do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit.
Me t’u nominuar për kryeministër nga PDK- ja, AAK-ja e Nisma, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pati deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet do të dëshironte që kjo marrëveshje të rrëzohej nga Kuvendi e të rinegociohej, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Vigan Qorolli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se nëse kjo marrëveshje do të marrë votë kundër nga Kuvendi, atëherë Qeveria e Kosovës do të duhej t’i drejtohej zyrtarisht Malit të Zi për rinegociim.
Ndërkohë, analisti Imer Mushkolaj nuk pret që çështja e demarkacionit të zgjidhet shpejt.