Edhe 10 ditë nuk nis fushata elektorale, por partitë politike tashmë e kanë hapur atë. Përveç spoteve elektorale, kandidatët për kryeministër po vazhdojnë shpalosjen e programeve të tyre në qytete të ndryshme, pa lënë anash as vizitat në bizneset e universitetet private.
I nominuari i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, nën shoqërimin e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, kanë bashkëbiseduar me studentët e UBT-së, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e kaluar ka qenë duke ecur “Slow Motion”, e Kosova duhet të ecë shpejt”, u ka thënë studentëve Haradinaj, i cili theksoi se Kosovës i duhet guxim që kufijtë e saj të mbesin të paprekshëm.
Për Veselin, tashmë Ramush Haradinaj është kryeministër i Kosovës.
Duke qenë ekonomist me profesion, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, tha se 40 mijë vende të reja të punës i kanë pasur në sektorin formal gjatë mandatit të kaluar, derisa është i sigurt se në gjysmën e parë të mandatit mund të shkojnë edhe 40 mijë vende të reja të punës.