Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy lagje të Prishtinës bëhen me laboratorë të rinj të analizave

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka hapur dy laboratorë të rinj në dy lagje të kryeqytetit.

Kjo, sipas Komunës, ka ardhur pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezente në çdo lagje të Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hapja e tyre është mundësuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

“Nga sot, qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhagjerëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t’i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve. Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t'i marrin këto shërbime në lagje të tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës thotë se mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin sa më korrekt të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe në uljen e kohës së pritjes për këto shërbime.