Kreu i KQZ-së Denar Biba ka dorëzuar sot në Kuvend dorëheqjen e tij nga ky pozicion pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrin Rama dhe kreut të PD-së, Basha.
Në vend të tij, opozita ka propozuar Klement Zgurin, i cili pritet të kalojë për votim sot në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke publikuar edhe shkresën e dorëheqjes, Biba shkruan në facebook se “sipas ligjit të Merfit, “nëse diçka e keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm”. Ja kështu edhe ky “ndryshim kuajsh në mes të lumit”, i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit”.
Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme, thotë Biba duke shtuar se “fundja, aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor, dhe unë e kam të provuar mëse njëherë këtë”.