Koalicioni Vakat, pas publikimit të kandidatëve për deputetë në listën zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka verifikuar faktin që në listën e koalicionit SDA-BSDAK, të paraqitura për vendet e garantuara ne Kuvend për komunitetin boshnjak, janë të përfshirë shumë pjesëtarë të nacionalitetit shqiptar. Për këtë akuzohen Numan Baliq dhe Hilmo Kandiq.
Vakat bën të ditur se është ankuar edhe në KQZ, tek presidenti i Kosovës, OSBE-ja dhe ambasadat me kërkesë që nga listat e këtilla të përjashtohen në përgjithësi apo të paktën nga ato të shkarkohen personat që i takojnë nacionalitetit shqiptar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë akt të Numan Baliqit me bashkëpunëtorin e vet, pasi që është përjashtuar nga shumica e popullit boshnjak të Kosovës - për të këqijat që i ka shkaktuar 17 vite me radhe, qëllimisht dhe drejtpërdrejt shkatërron sistemin e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë në vendet e tyre të garantuara, ku për komunitetin boshnjak në Parlament janë tri vende. Ftojmë njerëzit e nacionalitetit shqiptar të listës SDA-BDSK të tërhiqen nga lista, që mos të lejojnë të jenë të keqpërdorur nga këta dy persona të cilët veç i kanë shkaktuar shumë dëme në marrëdhëniet shqiptaro-boshnjake e sidomos boshnjakëve në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Ne jemi të vetëdijshëm se shumica e madhe e shqiptarëve nuk kanë asgjë kundër neve, njëjtë sikurse ne që nuk kemi asgjë kundër tyre, sepse ne bashkërisht po e ndërtojmë shtetin tonë të Kosovës”, thuhet në reagim.
Vakat bën të ditur se nëse e nuk merret vendim i drejtë në KQZ, që nga ajo listë e kandidatëve te SDA-BSDK të shkarkohen personat e komunitetit shqiptar, do t’i drejtohen me padi Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Lista e SDA-BSDAK
- Numan Baliq
- Hilmo Kandiq
- Kaltrina Berisha
- Sefket Hukiq
- Ardian Nokaj
- Ifeta Jakupi
- Enis Haredini
- Afrim Haziri
- Jasmina Krasniqi
- Gëzim Spahiu
- Kreshnik Husaj
- Arife Berisha
- Saranda Jakupi
- Florim Rrudhani
- Driton Zogu
- Selma Muriq
- Eshref Islamoviq
- Seki Kandiq
- Bahtije Sylemani
- Nihat Habibovic
- Ardemina Hadiq
- Faton Gjukaj
- Xhemajl Qadraku
- Arben Haliti
- Elzana Kandiq
- Shkumbin Demolli
- Edin Islamoviq
- Nexhad Mumunoviq
- Nita Zhuri
- Rafet Kojiq