Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të hënën, pritet të vendosë se çfarë do të ndërmarrë për drejtorin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i cili, sipas provave të siguruara dhe publikuara nga “Koha Ditore”, është i përfshirë në një rast të mbylljes së hetimit me para.
Jozyrtarisht gazeta ka mësuar se të hënën pritet suspendimi i Beqirit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të premten, janë diskutuar dy opsione nëse Emin Beqiri duhet të transferohet në ndonjë pozitë tjetër apo të suspendohet dhe të nisin hetime”, ka thënë një burim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do t’ua mbyllte rastin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.