Kryesuesja e Grupit të Grave të këshilltareve në KK të Lipjanit, Linda Shahini, së bashku me një grup studentësh të rinj ka realizuar një hulumtim lidhur me përdorimin e pijeve energjike te fëmijët nën moshën 18-vjeçare në nivel vendi.
Pas hulumtimit kanë kërkuar fillimisht nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit dhe nga KK-ja ta nxjerrin një vendim për ndalimin e shitjes së këtyre pijeve për të miturit nëpër markete, në lokale afër objekteve shkollore etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy grup i të rinjve nëpërmjet këtij hulumtimi të titulluar “Rritu shnetshëm” synon të kontribuojë në ndryshimin e politikave për vetëdijesimin e qytetarëve mbi efektet anësore të pijeve energjike te fëmijët. Në raportin e këtij hulumtimi qartësohet se 74.3 për qind e fëmijëve në Kosovë konsumojnë pije energjike, madje 50 për qind e tyre deri në 3 herë gjatë javës.
Ndërkohë pas anketimit të një mijë prindërve, 83.3 për qind e tyre kanë thënë se pijet energjike janë të dëmshme por fëmijët shpeshherë i blejnë nëpër markete dhe kafene pa dijeninë e tyre. Sipas hulumtimit, pijet energjike japin ndjesi të rrejshme të rritjes së nivelit tëenergjisë, çfarë në fakt është thjesht një stimulim i përkohshëm si pasojë e kafeinës së tepruar në këto pije, pastaj përmbajnë edhe substanca të tjera stimuluese që shpeshherë janë të parregulluara me kornizë legjislative si: taurinë, guarana dhe kreatinë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.