Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, ka thirrur në takim kryeministrat (jo liderët, por kryeministrat) e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ata do të takohen në Bruksel të mërkurën mbrëma, ndërsa nga Zyra e zonjës Mogherini është thënë se ky takim ka për qëllim të ndikojë në uljen e tensioneve në rajon, në rikthimin e fokusit ndërkombëtar, dhe që Përfaqësuesja e lartë të njoftohet më për së afërmi me situatën në rajon nga vetë shefat e qeverive të vendeve përkatëse, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo, thonë, do të ishte edhe vazhdimësi e takimeve që Federika Mogherini ka pasur me ta gjatë vizitës që kohë më parë i kishte bërë rajonit.
Natyrisht, rajoni ka nevojë për takim të tillë, sepse në muajt e fundit ka pasur kriza politike në vende të shumta të rajonit dhe shumë prej tyre janë ende nën ethet qoftë parazgjedhore qoftë paszgjedhore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.