Me një varg akuzash në drejtim të partive në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, dhe 109 kandidatët e tjerë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Duke e quajtur këtë listë “të fitores” përfaqësuesit e kësaj partie kanë akuzuar partitë në pushtet për përçarje të njerëzve dhe bashkim “të të korruptuarve dhe kriminelëve”. E këto fjalime u përcollën edhe me brohoritje të masës “hajnat në burg”.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka theksuar se në zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje është dëshmuar se nuk është eksplozivi dhe se do të bashkëpunojë me të tjerët kundër planeve të Serbisë, kundër korrupsionit në Kosovë dhe për të mirën e qytetarit të Republikës. Por, sipas tij, ata nuk do të bashkëpunojnë me të tjerët për të “keqen e popullit dhe për luksin e pushtetarëve”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pushteti në Kosovë i ka ndarë dhe përçarë njerëzit, kurse i ka bashkuar të korruptuarit dhe kriminelët. Ne duhet t’ia shërojmë plagët që i kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës dhe për këtë gjë e kemi edhe gatishmërinë, edhe vullnetin, edhe programin, edhe guximin, edhe arsyen, edhe interesin, edhe dijen edhe imagjinatën”, ka theksuar Kurti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.