Listës zgjedhore të Vetëvendosjes do t’i prijë kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti. Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kjo listë është lista e fitores në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ndërkaq, Ymeri ka thënë se fletarresti i lëshuar nga organet e rendit të Kosovës ndaj Kurtit, është anuluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, këtë e ka mohuar për KTV-në gjyqtari Beqir Kalludra. Ai ka thënë se nuk ka marrë kurrfarë vendimi për këtë rast.
Ndërsa kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka shpalosur reformat për zhvillimin e vendit, të cilat do t’i bënte si kryeministër i Kosovës.
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili së bashku me një pjesë të madhe të zyrtarëve të kësaj komune janë futur në listën për deputetë, ka thënë se nëse kjo parti vjen në pushtet, hajnat do të dërgohen në burg, raporton KTV.
Vetëvendosje, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, do të garojë e vetme me 110 kandidatë.